Emilia Clarke u tmerrua kur nëna e saj e dekoroi një dhomë në shtëpinë e saj me memoaret e “Star Wars” të vajzës së saj të famshme.
Aktorja ishte me nënën e saj kur po matej dhe fotografohej për lodrat Solo: A Star Wars Story dhe nëna e saj i kërkoi me zë të ulët njërit prej personave përgjegjës që t’ia lejonte asaj ta merrte një thesar sendesh që e shfaqnin fytyrën e Emilia, shkruan KOHA Ditore.

Derisa arritën kukullat, jastëkët dhe figurat aksion, nëna e saj e filloi një koleksion në një dhomë të lirë të familjes.
"Ajo me të vërtetë i pëlqen mallrat me fytyrën e së bijës në to...", tha aktorja për Vanity Fair. "U ktheva nga puna një ditë dhe... hyra në dhomën në fjalë... aty ishte një batanije me fytyrën time, ishin rreth shtatë ose tetë jastëkë. Ishte një sasi jonormale kukullash. E shpifur."