Zac Efron në “King Of The Jungle”

Zac Efron në “King Of The Jungle”

07 November 2019 17:29

Zac Efron e ka para vetes një rol të ri në filmin “King Of The Jungle”.

Glenn Ficarra dhe John Requa, dueti i cili qëndron prapa filmave Crazy, Stupid, Love dhe Phillip Morris, I Love You, do ta bëjnë regjinë e këtij filmi sipas skenarit të nënshkruar nga fituesit e Golden Globe dhe Emmy, Scott Alexander dhe Larry Karaszewski.

Projekti bazohet në artikullin e autorit Joshua Davis, të publikuar në revistën Wired në lidhje me historinë të jashtëzakonshme të manjatit të pazakonshëm të teknologjisë, John McAfee, krijuesit të softuerit antivirus McAfee, i cili e monetarizon të gjithë pasurinë e tij, largohet nga civilizimi dhe zhvendoset në xhunglat e Belize. Atje ai e ndërton një pronë të jashtëzakonshme plot armë, seks dhe çmenduri.

Në film, gazetari i “Wired”, Ari Furman (Efron) ka për detyrë ta intervistojë McAfee, gjë që ai e pranon sepse mendon se do të jetë vetëm një intervistë rutinore, shkruan KOHA Ditore. Por, kur arrin në Belize, ai papritmas e gjen veten në mes të paranojës, realitetit dhe vrasjes së McAfee.

Image

Deri më tani McAfee duhej të luhej nga Johnny Depp dhe Michael Keaton, por që të dy këta kanë hequr dorë ndërkohë që tani po kërkohet një aktor i ri. Xhirimet duhet të fillojnë në fillim të vitit 2020, por ende nuk ka datë të shfaqjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme