Reese Witherspoon ndihet fajtore që nuk ka folur më herët për përvojat e saj të ngacmimit seksual, por kishte frikë se, nëse do ta kishte bërë këtë, karriera e saj do të kishte përfunduar.
Në vitin 2017, ylli i “Cruel Intentions” zbuloi se ajo ishte sulmuar seksualisht nga një regjisor i paemëruar kur ajo ishte 16 vjeç, por agjentët dhe producentët i thanë të heshtte.
Dhe duke folur për “The Guardian”, Witherspoon zbuloi se kjo nuk ishte hera e vetme që ajo ishte ngacmuar ose sulmuar.
"Do të dëshiroja t'ju thoja se ishte një incident i izoluar në karrierën time, por, për fat të keq, nuk ishte. Kam pasur përvoja të shumta të ngacmimit dhe sulmit seksual", shpjegoi ajo.
Pasi shtoi se ajo ndjehet me "faj që nuk ka folur më herët", tani që lëvizja #MeToo i ka nxitur femrat të flasin hapur për përvojat e tyre të abuzimit në Hollywood, ajo e pranon se asaj iu tha se duhej të heshtte, shkruan KOHA Ditore.
“Ishte një kulturë heshtjeje dhe heshtja ishte një kusht i punësimit tim. Kjo më është thënë", tha 43-vjeçarja.
-
Reese Witherspoon thotë se ankthi dhe perfeksionizmi e kanë shtyrë drejt suksesit
-
Reese Witherspoon ka punuar 14 deri në 17 orë në ditë si nënë vetushqyese
-
Keira Knightley thotë që secila grua që e njeh ka qenë e ngacmuar seksualisht
-
Lena Headey thotë se karriera e saj është shkatërruar pasi ka refuzuar Weinsteinin
-
Jared Leto mohon akuzat për sulm seksual