Taylor Swift u bën thirrje yjeve të bëjnë më shumë për autorët e këngëve

Taylor Swift u bën thirrje yjeve të bëjnë më shumë për autorët e këngëve

07 November 2019 09:25

Taylor Swift u ka bërë thirrje super-yjeve të tjerë të popit që të luftojnë për marrëveshje më të mira për artistët dhe kompozitorët e panjohur.

Krijuesja e hitit “Bad Blood” e nënshkroi një marrëveshje revolucionare me Republic Records të Universal Music Group vitin e kaluar (19), e cila jo vetëm që ia garantoi asaj pronësinë e master-versioneve të saj, por gjithashtu siguroi që artistët e tjerë të Universal t’i fitonin të ardhurat e shitjeve prej aksioneve në Spotify.

Duke folur për revistën Music Week në Britani, këngëtarja 29-vjeçare tha se beson se yjet duhet ta përdorin fuqinë e tyre në kompanitë e regjistrimit për t’i ndihmuar artistët, tekstshkruesit dhe producentët më pak të njohur për t'iu mundësuar atyre marrëveshje më të mira nga shtëpitë diskografike dhe shërbimet streaming, shkruan KOHA Ditore.

"Unë jam një nga njerëzit e vetëm në sferën e artistëve që mund ta ngris zërin për këtë," tha ajo. "Njerëzit që janë në albumin e tyre të pestë, të gjashtë ose të shtatë, ne jemi të vetmit që mund të flasim, sepse artistët, producentët dhe tekstshkruesit e rinj duhet të punojnë.

“Ata detyrohen të jenë të dashur dhe të pëlqyeshëm dhe të jenë në dispozicion për etiketat e tyre diskografike dhe shërbimet streaming në çdo kohë. Artistët të cilët kanë qenë të pranishëm më gjatë në skenën muzikore duhet të thonë: "Producentët, tekstshkruesit dhe artistët janë ata që po e bëjnë muzikën ajo që është". Dhe aktualisht kemi muzikë të mirë falë tyre."

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme