R. Kelly e ka angazhuar një avokat mbrojtës veteran, i cili specializohet në negociatat për shfajësim, ndërkohë që po përballet me burgim për deliktet e supozuara seksuale.
Këngëtari, i cili është duke u përballur me 13 akuza për abuzim të dyshuar seksual me vajza të reja në një rast në disa shtete federale të nxitur nga akuzat në serinë dokumentare “Surviving R. Kelly”, e ka shtuar Jeffrey Steinback në ekipin e tij, sipas Chicago Tribune.

“Jam angazhuar si një ‘palë sy rezervë’”, tha Steinback për revistën, duke insistuar se klienti i tij i ri nuk është "përbindëshi" që është portretizuar në media, shkruan KOHA Ditore.
"Unë nuk kam takuar përbindësh," thotë Steinback. "E kam takuar një njeri në dhimbje... Ai ka bërë shumë të mira në jetën e tij."
Kelly po përballet gjithashtu me aktakuzë shantazhi në New York.