Vetëm nëntë muaj pasi u bë baba për herë të dytë, aktori i famshëm Richard Gere ka një arsye tjetër për të festuar përsëri.
Gruaja e tij Alejandra Silva, 36-vjeç, është përsëri shtatzënë. Të dy kanë fëmijë nga martesat e mëparshme.
70-vjeçari Gere është babai i Homer James Jigma, 19-vjeç, dhe Alejandra është nëna e Albertit gjashtëvjeçar.
Ndërsa zbuloi shtatzëninë e mëparshme, Alejandra postoi në Instagram një foto ku çifti shfaqej me Dalai Lamën, duke prekur butësisht barkun e saj për të bekuar fëmijën e tyre ende të pa lindur.
Çifti u njoh në vitin 2014, dhe u martua në prill 2018 në New York./ksp