Dua Lipa performoi këngën e re në MTV EMA 2019 Foto: NME

Dua Lipa performoi këngën e re në MTV EMA 2019

04 November 2019 09:56

Këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, mbrëmë ka performuar këngën e saj të re “Don’t Start Now” në ndarjen e çmimeve MTV EMA 2019.

Këngën e re, me videoklip, ajo e ka lansuar javën e kaluar, shkruan NME. Është singli i saj i parë nga albumi i saj i shumëpritur, transmeton Koha.net. Po ashtu, ajo e lansoi albumin e saj të parë t të titulluar sipas emrin të saj në vitin 2017.

Në performancën e MTV EMA 2019, në Seville të Spanjës, Lipa ka kënduar “Don’t Start Now” e rrethuar nga një numër valltaresh të veshura me kostume ngjyrë të verdhë. Shikoni performancën e saj në videon më poshtë.

Lipa ka sqaruar se ajo ka zgjedhur të lansojë “Don’t Start Now” si këngën e parë në mënyrë “që të mund të mbyllë një kapitull të jetës së saj dhe të fillojë një tjetër”.

“Brenda një epoke të re me një tingull të ri”, shtoi ajo. “Fjala është për të ecur tutje dhe të mos lejojë asnjëri të më ndalë rrugën. Po ashtu, ishte sikur një zgjedhje e këngës së parë pasi e bëra atë me ekipin e njëjtë të mrekullueshëm me të cilin e kam bërë ‘New Rules’”, përfundoi ajo.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme