Billie Eilish gati ishte larguar nga karriera e saj e suksesshme muzikore pasi që kishte kaluar një periudhë të keqe në turne.
Krijuesja e hitit “Bad Guy” ishte në turneun e saj When We All Fall Asleep Tour që nga prilli, i cili është parashikuar të vazhdojë deri në korrik të vitit të ardhshëm.
Në një intervistë me frontmanin e “Green Day”, Billie Joe Armstrong, për revistën “Rolling Stone” ajo e pranoi se ky është turneu i parë në të cilin ishte argëtuar ndonjëherë, këngëtarja 17- vjeçare e pranoi se dikur i urrente turnetë aq shumë saqë mendonte të hiqte dorë nga të gjitha.
"Albumi im i radhës më përndjek", tha ajo. "Ishte një periudhë kur po mendoja: "A më pëlqen muzika fare? "Thjesht u ndjeva që turnetë ishin të tepërt."
Këngëtarja e “Bury a Friend” vazhdoi të këmbëngulte që, derisa vetë koncertet janë "pjesa e saj e preferuar" e jetës në turne", udhëtimi i pafund dhe koha larg shtëpisë ndikuan në të negativisht, shkruan KOHA Ditore.

Ajo shpjegoi: "Të qenit e vetme gjatë gjithë kohës, në një autobus të ftohtë në Evropë, ushqimi i tmerrshëm dhe kur të kthehesh, të gjithë janë larguar nga ti".
Billie e kishte kaluar një periudhë të keqe në turneun e saj më të fundit, pasi që u rrëzua nëpër shkallë përpara një koncerti në Teatrin Grek në Los Angeles në korrik, me ç’rast e lëndoi kyçin e këmbës.
Kur u kthye në skenë, ajo veshi një çizme të zezë, të lidhur në këmbën e saj të djathtë gjatë performancës ndërsa u shërua nga incidenti.