Showbiz

Aniston puthet me DeGeneresin gjatë intervistës televizive

Jennifer Aniston i lavdëroi "buzët e buta" të shoqes së saj Ellen DeGeneres pasi e puthi prezantuesen televizive gjatë një interviste me të.

Ato prej kohësh janë mikesha të afërta, por miqësinë e tyre e ngritën në një nivel tjetër me një puthje të butë gjatë bisedës e cila u transmetua në episodin e së hënës të The Ellen DeGeneres Show, shkruan KOHA Ditore.

Puthja ndodhi derisa Jennifer e pyeti Ellen për puthjen e saj të fundit me prezantuesin Howard Stern, duke e pyetur: "Të pëlqeu? Si ishte? A ishe nervoze? U përshtate? Kur ishte hera e fundit që e ke puthur një mashkull?"

Pasi e pranoi se ishte “e këndshme”, Ellen qeshi: “Pse të gjithë janë kaq të tronditur? Unë puth meshkuj, i puth meshkujt pa problem, unë nuk e bëj (marrëdhënie intime) me meshkuj, por i puth meshkujt në buzë - kur ishte hera e fundit që e ke puthur një vajzë në buzë?"

Image

Jennifer mendoi për këtë, dhe pastaj u përgjigj: "Unë nuk puth vajza në buzë, jo..." duke e nxitur Ellen të anohej dhe e përgatiti veten për t’i prekur buzët me ish-yllin e Friends.

Pas puthjes për një sekondë shkurtazi, Ellen bërtiti: "Kjo është ajo që ata donin ta shihnin; e kanë dëshiruar me vite!"

Pas puthjes, Jennifer i tha prezantueses "Ke buzë shumë të buta", në çfarë Ellen, që është e martuar me aktoren Portia de Rossi, qeshi: "Edhe ti, prandaj e bëj atë që e bëj! Pa qarje, buzë të buta."

"E kuptoj!", u përgjigj duke buzëqeshur Jennifer.