Showbiz

Netflix planifikon ta ndalojë ndarjen e fjalëkalimeve me familjarët dhe miqtë

Një nga problemet më të mëdha me të cilat po përballet Netflixi është fakti që përdoruesit e tij e paguajnë një profil, fjalëkalimin e të cilit e ndajnë me më shumë njerëz. Kjo drejtpërdrejt bie ndesh me rregullat dhe planin e kompanisë, që është arsyeja se pse po planifikojnë t'i japin fund kësaj dukurie, raporton Independent.

Ekziston një grup i madh i njerëzve që paguajnë për këtë shërbim me çmimin më të lirë/për një person, dhe e ndajnë atë me më shumë njerëz, shkruan KOHA Ditore.

"Po e monitorojmë vazhdimisht problemin dhe aktualisht po përpiqemi ta gjejmë një zgjidhje adekuate. Do të përpiqemi t’i zbatojmë disa mënyra më të thjeshta dhe më të pa dhimbshme për t'i ndaluar konsumatorët që ta bëjnë këtë", tha drejtori ekzekutiv i kompanisë Greg Peter.

Ndarja e fjalëkalimeve është një problem i madh të cilin shumë kompani po e luftojnë. Sipas një hulumtimi të publikuar nga kompania Magid, rreth 35 për qind e të rinjve i ndajnë fjalëkalimet e tyre për shërbimet si Netflix, HBO dhe të ngjashme, ndërsa të gjithë ata që i kanë mbi 50 vjet e bëjnë këtë shumë më pak.