Showbiz

Hip-hopi dhe roku klasik të bashkuar nën renë e tymit të barit

Nuk mund të ketë adhurues më të flaktë dhe më të njohur të kanabisit në Tokë sesa Snoop Dogg.

Reperi dhe ikona e hip-hopit ka qenë sinonim i marihuanës që nga albumi i tij i parë në vitin 1993 “Doggystyle” i cili përfshinte këngë si "Gin and Juice" dhe "Lodi Dodi", të cilat e promovonin përdorimin e drogës, shkruan KOHA Ditore. Tani, si duket Snoop i ka gjetur disa partnerë të rinj të tymosjes. Reperi kohët e fundit e ndau një xhoint me rockerët klasikë Lynyrd Skynyrd.

“Lidhja kronike” raportohet se ka ndodhur në prapaskenë në një ngjarje në San Jose, California. Në videon dhe fotografitë e postuara në Instagram, Snoop shihet duke ia dorëzuar xhointin bashkëthemeluesit të Skynyrd, Gary Rossington, ndërsa po e ndante edhe me anëtarët e tjerë të bendit. Kitaristi Rickey Medlocke gjithashtu mund të dëgjohet duke sugjeruar që Snoop të këndojë me bendin në një koncert të ardhshëm.

Skynyrd, nga ana e tyre, dukej se e pëlqyen këtë përvojë. Muzikantët të gjithë buzëqeshën në foto, duke pozuar si me Snoopin ashtu edhe me xhointin. Bendi gjithashtu bëri hashtag #itslegalhere, në rast se kundërshtarët e marihuanës po mendonin ta denonconin atë.