Showbiz

Adhuruesi ia vjedh unazën Billie Eilishit gjatë koncertit në Texas

Adhuruesi ia vjedh unazën Billie Eilishit gjatë koncertit në Texas
 

Billie Eilish shkurtimisht e humbi kontrollin gjatë një koncerti në Texas gjatë fundjavës, pasi e kuptoi që një adhurues ia kishte vjedhur unazën.

Këngëtarja e hitit Bad Guy ishte duke performuar në Festivalin Austin City Limits kur e kuptoi se një nga stolitë e saj të argjendit mungonte pasi që eci përmes turmës, duke i shtrënguar duart, shkruan KOHA Ditore.