Showbiz

Yjet e “Supernatural” e festojnë fundin e serialit me tatuazhe

Yjet e serialit “Supernatural” e kanë çimentuar miqësinë e tyre me tatuazhe të ngjashme.

Derisa Jared Padalecki, Jensen Ackles dhe Jeffrey Dean Morgan po përgatiten ta lansojnë sezonin e fundit të serialit, të tre yjet kanë zbuluar se kanë bërë tatuazhe.

Treshja u takuan për ta festuar martesën e Morgan më 5 tetor (19) dhe u paraqitën për një seancë tatuazhesh në veshjet e tyre ceremoniale, ndërsa Jeffrey Dean shkroi në Instagram të enjten për ta postuar një foto të treshes duke bërë tatuazhe në parakrahët e tyre, shkruan KOHA Ditore.

"Unë dhe (gruaja) Hilarie Burton nuk ishim të vetmit që u bashkuan përjetë... Jared Padalecki, Jensen Ackles, dhe unë do ta kemi përgjithmonë një lidhje të veçantë dhe të përhershme. Ju dua të dyve shumë”, shkroi ai në sqarim të fotos.

Fotot nuk e zbulojnë modelin e tatuazhit për të cilin është dakorduar treshja.