Showbiz

“Motley Crue” dhe “Iron Maiden” prijnë në votimet e adhuruesve për Hall of Fame

Descriptive Text

“Motley Crue” dhe “Iron Maiden” po e udhëheqin votimin e ri të adhruuesve për Rock And Roll Hall of Fame ndërkohë që drejtuesit e muzeut po diskutojnë se kush duhet të pranohet në Klasën e vitit 2020.

Më shumë se 80,000 persona kanë votuar për të pranuarit e ëndrrave të tyre, përfshirë performuesit si Cher, Styx, Boston dhe Weezer, shkruan KOHA Ditore.

Image

Të nominuarit për Klasën e vitit 2020 do të shpallen të martën (15 tetor). Artistët kualifikohen për pranim 25 vjet pas publikimit të albumit të tyre të parë, dhe si të tillë Korn, Oasis, Sleater-Kinney dhe Wilco sapo janë bërë të kualifikueshëm këtë vit, ndërsa Motley Crue, Iron Maiden, Judas Priest, Motorhead, Pantera, Soundgarden dhe Rage Against the Machine mbeten në listë prej viteve të mëparshme kur ishin të kualifikueshëm.

Për ironi, Blink-182 mori pothuajse po aq vota sa Iron Maiden dhe Motley Crue, por treshja punk nuk do të jenë të kualifikueshëm për indukim në Hall of Fame deri në vitin e ardhshëm.