Showbiz

Censurimi i “South Park” i detyroi të kërkojnë falje: “A jemi mirë tani?”

Qeveria kineze e ka ndaluar South Parkun pasi që seria e popullarizuar televizive e kritikoi politikën e tyre të censurës javën e kaluar. Satira ikonike e animuar ka arritur deri në sezonin e vet të 23-të, dhe në të njëjtin numër vitesh të paktë janë ata që nuk i ka ‘thumbuar’.

Image

Autoriteteve në Kinë nuk u ka pëlqyer episodi “Band in China”, ndërsa sipas Hollywood Reporter, ata i hoqën të gjitha episodet nga të gjitha platformat në vend, shkruan KOHA Ditore. Asgjë për ekzistencën e South Parkut nuk mund të gjendet në Kinë në rrjetet sociale apo në forume.

Krijuesit e serialit, Matt Stone (48) dhe Trey Parker (49), në episodin “e diskutueshëm” e futën edhe karakterin e Winnie the Pooh. Në vendin me censurë mjaft bizare seria është ndaluar dy vjet më parë, pasi personazhi i animuar filloi të krahasohej me presidentin kinez Xi Jinping (66).

Image

Pas ndalimit, autorët u prononcuan dhe “kërkuan ndjesë” nga autoritetet kineze.

“Rroftë Partia Komuniste e Kinës! Xi nuk duket fare si Winnie Pooh, ndërsa ne i preferojmë më shumë paratë sesa lirinë dhe demokracinë. Kinë, a jemi mirë tani?”, - iu drejtuan me ironi censuruesve Stone dhe Parker.