Showbiz

“Keni” njerëzor ka bërë 11 operacione në hundë, mund t’i mbetet vrimë në fytyrë

Rodrigo Alves, 36 vjeç, i njohur më mirë si Keni njerëzor, nuk ngurron të flasë për procedurat kozmetike të cilave u është nënshtruar. Në total, ai i shpenzoi më shumë se 740 mijë dollarë në operacione, ndërsa i kishte bërë 72 sosh.

Megjithatë, ai tha për “Daily Mail” se, pasi e operoi hundën për herë të 11-të për t’i riparuar operacionet e mëparshme, përsëri përjetoi kolaps.

“Rezultatet e këtij operacioni ishin shumë të kënaqshme në fillim, por tani jam duke menduar për një operacion të ri, sepse hunda po bie dhe kam frikë, të jem i sinqertë”, - tha Rodrigo për mediat e huaja.

Në operacionin tani për tani të fundit të hundës që iu nënshtrua ishte që të merrte frymë më mirë, ndërsa atëherë mjekët e paralajmëruan se mund të mbetej vetëm me një vrimë në fytyrë, nëse vazhdon ta korrigjojë atë, shkruan KOHA Ditore. Sa herë që shkon për operacion, ai e rrezikon jetën e tij. Edhe prezantuesja Barbara D’Urso (62) në shown ‘Domenica Live’ e pyeti çfarë po ndodhte me hundën.

“Po bie dhe kam frikë se do të duhet ta bëj një operacion tjetër për ta riparuar”, - tha Rodrigo, i cili gjithashtu e implantoi një balon në lukth për të humbur peshë më shpejt.

“I kam bërë 72 operacione, sepse kam pasur shumë komplikime dhe kam pasur shumë për të rregulluar. Dikur ishte dëshirë, tani është nevojë. I kam shtuar 20 kilogramë muajt e fundit për shkak të stresit që nuk mund të merrja frymë. Unë jam njeri si çdo njeri tjetër dhe kam ndjenja. Mund të jem i prekshëm, por përndryshe jam shumë i fortë”, - përfundoi Rodrigo.