Showbiz

Tom Holland zhgënjen fansat me prerjen e flokëve

Descriptive Text

Menjëherë pasi doli nga kostumi i Spidermanit, Tom Holland vazhdoi ta xhirojë një film të ri të titulluar "Cherry". Për filmin në të cilin e luante ushtarin ai duhej ta rruante kokën, ndërsa fansat nuk janë të mahnitur me pamjen e tij të re.

Modeli i ri i flokëve të tij është parë në një video që po qarkullon në Twitter, shkruan KOHA Ditore. Në të mund ta shohim aktorin duke e përshëndetur Sabrinën, vajzën e mashkullit i cili gjithashtu shfaqet në video.

Megjithatë, madje vetëm disa sekonda të videos ishin të mjaftueshme për ta shkaktuar një mori reagimesh në Twitter. Fansat nuk ishin të entuziazmuar dhe shumë prej tyre shpresojnë që ky model i flokëve do të zgjasë vetëm gjatë xhirimeve.