Grupi italian nga Sanremo në “Këngën Magjike”

Grupi italian nga Sanremo në “Këngën Magjike”

23 September 2019 14:52

Nuk kanë munguar risitë edhe këtë herë në “Këngën Magjike”.

Disa ditë më parë moderatori Ardit Gjebrea ka zbuluar se festivali është ndërkombëtarizuar dhe në konkurrim do pranoheshin edhe artistë të huaj të cilët duan të provojnë veten në një kompeticion shqiptar. Grupi italian që ka tërhequr vëmendjen e jurisë këtë javë quhet Sisma.

Daniele dhe Arturo shkëlqyen në performancën e kategorisë “New artist” me këngën e tyre “Come e Possible”. Dy artistët e rinj italian fituan zemrat e anëtarëve të jurisë të cilët me shumë dëshirë shtypën butonat jeshilë për Sismën.

Djemtë shprehën të emocionuar mirënjohjen për mundësinë e dhënë, kurse juria sugjeroi artistët e rinj të frymëzohen nga muzika që Daniele dhe Arturo bëjnë./shqiptarja

Komentet

Shto koment

Të ngjashme