Timothy Olyphant në sezonin e katërt të serisë “Fargo”

Timothy Olyphant në sezonin e katërt të serisë “Fargo”

22 September 2019 16:33

Ylli i serialit Justified, Timothy Olyphant, po kthehet në FX me rolin kryesor në sezonin e ardhshëm dhe të katërt të serisë antologjike Fargo, të udhëhequr nga Chris Rock.

Seriali është krijuar nga Noah Hawley, i cili e ka shkruar skenarin, e bën regjinë dhe është producent ekzekutiv dhe gjithashtu e ka rolin e showrunnerit, shkruan KOHA Ditore. Sezoni i katërt është vendosur në vitet 1950 në Kansas City, ndërsa në ekranet e vogla do të duhet ta shohim qysh vitin e ardhshëm.

Vendndodhja në të cilën është vendosur sezoni i ri shërben si kryqëzim dhe vendpërplasje e dy migrimeve - evropianëve nga vendet si Italia dhe afrikano-amerikanëve që kanë ikur kryesisht nga jugu, ku të dy palët luftojnë për një pjesë të ëndrrës amerikane.

Image

Në Kansas veprojnë dy sindikata kriminale – ajo italiane e udhëhequr nga Donatello Fadda dhe ajo afrikano-amerikane e udhëhequr nga Loy Cannon (Rock). Të dy sindikatat kanë arritur paqe në të cilën udhëheqësit e dy familjeve duhet t’i zëvendësojnë djemtë e tyre më të rinj.

Olyphant do ta luajë rolin e Dick "Deafy" Wickware, i cili e ka një rol të rëndësishëm në të gjithë historinë. Në kastin e aktorëve tashmë janë Jack Huston, Jason Schwartzman, Ben Whishaw, Jessie Buckley, Salvatore Esposito, Andrew Bird, Jeremie Harris, Gaetano Bruno, Anji White, Francesco Acquaroli, E'myri Crutchfield, Amber Midthunder dhe Uzo Aduba.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme