Hilary Swank do ta përsërisë rolin e saj si Holly Reilly-Kennedy në vazhdimin e romancës “P.S. I Love You”.
Autorja Cecelia Ahern ka konfirmuar se Postscript, vazhdimi i saj i ri për romanin që e frymëzoi filmin e vitit 2007, do të adaptohet në film, dhe ajo është e sigurt se Swank "mbështetëse" do të kthehet si aktorja e saj kryesore, e cila po mbante zi për vdekjen e papritur të bashkëshortit të saj, të cilin e luan Gerard Butler, në filmin e parë.
Ahern tha për RTE Radio 1 se Hilary e kontaktoi atë menjëherë pasi që dëgjoi se autorja po e shkruante vazhdimin, i cili vazhdon shtatë vjet pas romanit të parë pasi Holly pranon t’i ndihmojë njerëzit e tjerë me sëmundje terminale që të shkruajnë letra lamtumire për familjarët, miqtë dhe të dashurit.

Në filmin dhe librin e parë, Holly i pranon 10 letra gjatë 10 muajve, të cilat bashkëshorti i saj i ndjerë ia shkroi para vdekjes për ta inkurajuar atë që të vazhdonte me jetën pas vdekjes së tij, shkruan KOHA Ditore.
"Hilary Swank më shkroi email menjëherë pasi doli lajmi se po e shkruaja Postscript," shpjegon Cecelia. "Ajo ishte shumë mbështetëse dhe tha: "Do të doja ta lexoja librin... ", gjë që ishte shumë e këndshme prej saj. Dhe ajo e lexoi atë dhe menjëherë u kthyem “në lojë” përsëri. Të gjithë vendosëm që definitivisht duam ta bëjmë këtë përsëri."
Por autorja u bëri thirrje fansave të presin pasi që projekti në fjalë ende nuk ka skenarist apo regjisor.