Showbiz

Liam Gallagher vuan nga sëmundja Hashimoto

Liam Gallagher ka frikë se beteja e tij me sëmundjen Hashimoto do ta detyrojë ta braktisë mikrofonin tepër herët.

Ish-ylli i Oasis ka konfirmuar se vuan nga kjo sëmundje, e cila bën që sistemi imunitar ta sulmojë gjëndrën tiroide, dhe pranon se ajo ka filluar të ndikojë në zërin e tij, shkruan KOHA Ditore.

"Njoh këngëtarë që dalin nga skena pa asnjë pikë djerse," i tha ai Matt Wilkinsonit në radio emisionin Beats 1 të Apple Music. "Unë djersitem posa të them “përshëndetje”, sepse e them me gjallëri. Më kupton për çfarë mendoj. Pra, po, kështu do të jetë dhe nëse zgjat 10 vjet, atëherë zgjat 10 vjet. Nëse zgjat pesë vjet, zgjat pesë vjet. Nëse mbaron nesër, akoma performoj mirë…

"Ajo (sëmundja e Hashimoto) e bën zërin shumë më të ngjirur. Këto janë vetëm disa nga simptomat."

Image

Liam nuk është personi i vetëm i famshëm që po e lufton këtë sëmundje - supermodelja Gigi Hadid dhe aktorja Gina Rodriguez janë gjithashtu të sëmura nga Hashimoto.