Showbiz

Rod Stewart paralajmëron albumin orkestral "You’re in My Heart"

Rod Stewart ka njoftuar publikimin e një albumi orkestral i cili përmban versione të reja të disa prej hit këngëve të tij të mëparshme, së bashku me këngën e re "Stop Loving Her Today".

I titulluar “You’re in My Heart: Rod Stewart With the Royal Philharmonic Orchestra”, albumi u bë me produksion të Trevor Horn dhe arrin më 22 nëntor në formatet digjitale, single CD dhe double-CD, shkruan KOHA Ditore.

"Rhino do ta nderojë kantautorin legjendar me një album të ri i cili ua mundëson fansave t’i dëgjojnë hitet më të mëdha të Stewart në një mënyrë të re", thuhet në deklaratën e shtëpisë diskografike. "Youre in My Heart: Rod Stewart With the Royal Philharmonic Orchestra i gërsheton tingujt vokalë klasikë nga këngët e tij më të njohura me aranzhmanet e reja të performuara nga Royal Filharmonic Orchestra. Rezultati është një album i përjetshëm që i ruan fuqinë, shpirtin dhe pasionin, të cilat e kanë nxitur trashëgiminë e Stewart që nga fillimi”.

Stewart aktualisht është duke performuar në një seri koncertesh në Las Vegas, të cilat do të pasohen me disa koncerte në Amerikën e Veriut, duke e përfshirë edhe një ribashkim me Jeff Beck në Hollywood Bowl më 27 shtator.