Showbiz

Matt Damon dhe Christian Bale në trailerin e ri për filmin "Ford v Ferrari"

Matt Damon dhe Christian Bale në trailerin e ri për filmin

Matt Damon dhe Christian Bale përpiqen ta ndryshojnë industrinë e automjeteve garuese në trailerin e ri për “Ford v Ferrari”.

Në fund të vitit mbërrin tregimi për përpjekjen e Fordit që t'i japë fund dominimit të Ferrarit. Drama aksion-biografike me regji të James Mangold e pati premierën në Festivalin e filmit në Telluride, ndërsa së fundmi u shfaq në Festivalin ndërkombëtar të filmit në Toronto dhe bazohet në historinë e vërtetë dhe të jashtëzakonshme të vizionarit dhe krijuesit amerikan të automjeteve Carroll Shelby (Damon) dhe shoferit të patrembur britanik Ken Miles (Bale) të cilët arritën ta bëjnë të pamundurën.