“It Chapter Two” po vazhdon t’i frikësojë adhuruesit e filmave pasi që për të dytën javë radhazi është në krye të biletarive kinematografike.
Vazhdimi i filmit horror, ku luajnë Jessica Chastain, James McAvoy dhe Bill Hader, i ka inkasuar 40.7 milionë dollarë gjatë fundjavës, duke ia sjellë filmit një total 10-ditor mbarëbotëror prej 323.3 milionë dollarësh, shkruan KOHA Ditore.
Filmi i ri i Jennifer Lopez Hustlers debuton në numrin dy me 33.2 milionë dollarë, ndërsa Angel Has Fallen vjen në vendin e tretë me 4,4 milionë dollarë. Good Boys dhe Lion King e përmbyllin top pesëshen.
Artikuj të ngjashëm
-
“Odiseu” vazhdon të dominojë kinematë me një fundjavë tjetër rekord
-
“Project Hail Mary” me Ryan Gosling po dominon në arkat filmike
-
“Doctor Strange 2” shënon hapje shumë të suksesshme nëpër kinema
-
“Fast and Furious” thyen rekord me debutimin në arkat filmike të Amerikës Veriore
-
Filmi horror “The Conjuring 3” shënon hapjen më të mirë të javës në Amerikë