Jack Ryan në sezonin e dytë shkon në Venezuelë

Jack Ryan në sezonin e dytë shkon në Venezuelë

12 September 2019 17:46

Duke pasur parasysh që aventurat e tij nga sezoni i parë me sa duket nuk ishin të mjaftueshme për ta bërë atë të mendonte për një ndryshim në karrierë, agjenti i CIA-s, Jack Ryan, kthehet në sezonin e ri, ku e presin edhe telashe të reja.

Rolin titullar të serialit Tom Clancy's Jack Ryan ende e mban John Krasinski, ndërsa tani kemi mundësinë ta shohim edhe trilerin e parë të sezonit të ri.

Pasi që e ndoqi një dërgesë potencialisht të rrezikshme të armëve të paligjshme në xhunglën e Venezuelës, Jack udhëton për në Amerikën e Jugut për të hetuar se si qëndron situata, shkruan KOHA Ditore. Ndërsa hetimi i tij kërcënon ta zbulojë një komplot të gjerë, presidenti i Venezuelës e fillon një kundërsulm i cili e godet veçanërisht Jackun, kështu që ai dhe bashkëpunëtorët e tij nisen në një mision global që shtrihet nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Rusia e deri në Venezuelë, për t’i zbuluar planet e liga presidenciale dhe për ta rikthyer stabilitetin në prag të kaosit.

Wendell Pierce rikthehet si shefi i Jackut, James Greer, ndërsa në sezonin e dytë kastit i bashkohen edhe Noomi Rapace si Harriet Baumann dhe Michael Kelly si Mike November.

Jack Ryan kthehet në Amazon Prime më 1 nëntor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme