Showbiz

Shuhet në moshën 42-vjeçare kantautori LaShawn Daniels

Fituesi i çmimit “Grammy” dhe kantautori e producenti LaShawn Daniels ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 42-vjeçare. Gruaja e tij April Daniels e konfirmoi lajmin e pikëlluar me deklaratën se kishte ndodhur një aksident automobilistik në Karolinën e Jugut. "Me pikëllim të thellë e konfirmojmë vdekjen tragjike të bashkëshortit, babait, anëtarit të familjes dhe mikut tonë të dashur LaShawn Daniels, i cili ishte viktimë e një aksidenti fatal automobilistik në Karolinën e Jugut", tha ajo në një deklaratë.

Image

Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka bashkëpunuar me shumë yj të mëdhenj, ndërkohë që u bë i famshëm falë bashkëpunimeve me bendin femëror Destiny's Child, Lady Gaga, Beyonce, Jennifer Lopez, Spice Girls, por edhe me të ndjerët Michael Jackson dhe Whitney Houston. Disa nga këngët më të famshme që ai i kompozoi për yjet e lartpërmendur janë: ‘The Boy is Mine’, ‘Lose My Breath’, ‘Telephone’, ‘If You Had My Love’ dhe ‘It’s Not Right But It’s Okay’. Bashkëshortja e tij e pranoi se ai ishte një njeri të cilit mund t’i besonit dhe i cili ishte shtylla që e mbante gjithë familjen së bashku, shkruan KOHA Ditore. "Do të dëshironim të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për dashurinë e vazhdueshme", falënderoi ajo sinqerisht.

Pikëllimin e tyre e shprehën edhe yjet e skenës muzikore. 'Jam i humbur. LaShawn Daniels ka vdekur?!!!! Ky njeri i ka ngritur aftësitë e mia vokale në nivele të reja. Është një nga njerëzit më qesharakë me zemrën më të mirë. Një talent i rrallë dhe një shpirt i bukur', shkroi në Twitter muzikanti Dawn Richard.

Image