Taylor Swift e ka realizuar albumin e saj të gjashtë numër një në SHBA pasi që albumi Lover arriti në pozitën numër një me 867.000 shitje.
Gati 680.000 prej këtyre shitjeve ishin blerje direkte të albumeve, ndërsa pjesa tjetër ishin downloadime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lover” e realizon javën më të madhe të shitjeve për çdo album që nga albumi i fundit i Swift, “Reputation”, në vitin 2017, i cili debutoi me mbi 1.2 milionë shitje, shkruan KOHA Ditore.
Swift tani është baras me Eminem si e vetmja artiste që debutoi me gjashtë albume të ndryshme me të paktën 500,000 kopje të shitura në një javë të vetme, ndërsa ajo mbetet performuesja e vetme që i ka katër albume të ndryshme secili me shitje prej një milion kopjeve në një javë të vetme.