Shawn Mendes ia ka dedikuar një këngë të dashurës së tij, Camila Cabello, gjatë koncertit të tij të premten mbrëma në Brooklyn të New York.
Këngëtari bëri me dorë nga partnerja e tij në duetin Senorita, e cila po qëndronte në një platformë të ngritur në audiencë, ndërsa e prezantoi këngën e tij Fallin' All in You, dhe tha: "This one is for my Mami!".
Cabello ra në gjunjë gjatë këngës dhe e shikoi me adhurim të dashurin e saj, i cili nuk i largoi sytë nga e dashura e tij, shkruan KOHA Ditore.
Derisa Shawn e mbaroi këngën, ajo kërcente lart e poshtë duke bërtitur.
Mendes performoi gjithashtu në Brooklyn të shtunën mbrëma si pjesë e turneut të tij aktual. Cabello është parë në disa koncerte.
Më herët këtë muaj ia uroi të dashurit të saj ditëlindjen e 21, duke shkruar: "Gëzuar ditëlindjen këtij njeriu magjik", përmes Instagramit. "Të dua!!!!".