Showbiz

Leonardo DiCaprio dhuron 5 milionë dollarë për shuarjen e zjarreve në Amazonë

 

Zjarret vazhdojnë të shkrumbojnë pyjet e Amazonës duke shkaktuar alarm global për situatën e krijuar në këtë masiv që konsiderohet mushkëria e botës.

Zjarret nuk janë një dukuri e pazakonte në kohë thatësirash në Brazil, por të dhënat satelitore të publikuara se fundmi tregojnë një rritje prej 85 përqindësh të zjarreve në këto pyje. Agjencia satelitore e këtij shteti ka regjistruar më shumë se 41,000 zjarre në Amazonë gjatë këtij viti, ndërsa më shumë se gjysma kanë nisur vetëm këtë muaj.