Disney është duke e ndryshuar kalendarin e vet të shfaqjeve, duke e vonuar filmin aksion “Cruella” deri në Ditën e Përkujtimit në vitin 2021 dhe duke e shtyrë dramën e Fox 2000 “The Woman in the Window” deri në vitin 2020.
“Cruella”, ku interpreton Emma Stone, bazohet në keqbërësen e filmit klasik “101 Dalmatians” Cruella de Vil. Rimejku i klasikut të animuar të Disney fillimisht u planifikua të shfaqet më 23 dhjetor 2020, por tani do të debutojë më 28 maj 2021, shkruan “Koha Ditore”. Regjisori i “I, Tonya” Craig Gillespie, e bëri regjinë e filmit, ku gjithashtu luan Emma Stone në rolin e karakterit të titullit si dhe Joel Fry.
“The Woman in the Window” me Amy Adams, i cili fillimisht ishte caktuar për 4 tetor të këtij viti, është zhvendosur për 15 maj të vitit 2020. Disney i fitoi të drejtat e filmit si pjesë e blerjes së studios filmike 20th Century Fox. Joe Wright e bën regjinë nga një skenar i adaptuar nga Tracy Letts. “The Woman in the Window”, i bazuar në romanin e A.J. Finn, flet për një psikologe që e sheh një krim ndërsa i spiunon fqinjët e saj të rinj.
Disney gjithashtu e hoqi nga orari një film të patitulluar, i cili planifikohej më 28 maj 2021. Dy tituj të Fox, “Empty Man” dhe “Everybody’s Talking About Jamie” ishin planifikuar më 7 gusht 2020 dhe 23 tetor 2020.
Në filmin “Everybody’s Talking About Jamie”, të adaptuar nga mjuzikli skenik britanik, do të luajë Richard E. Grant si mashkull që vishet si femër dhe mentor i një djaloshi adoleshent. “Empty Man” është një film horror psikologjik i bazuar në romanin e popullarizuar grafik.