Showbiz

George Clooney sërish do të bëhet baba i binjakëve

George Clooney dhe bashkëshortja Amal pas shumë thashethemeve për probleme në martesë, sipas mediave të huaja, po presin përsëri binjakë.

Kohët e fundit, një burim për “Latin Times” tha që e kishte parë bukuroshen me barkun e rrumbullakosur teksa po qëndronin në pronën e tyre italiane në liqenin Como.

Raportohet se aktori holivudian është tejet i emocionuar dhe shumë i shqetësuar për lajmet se do të bëhet me binjakë, transmeton “Koha Ditore”. Konkretisht, ai shqetësohet se me dyvjeçaret binjake, Ella dhe Alexander, ata do të rrisin edhe dy fëmijë të vegjël.

“George rrallë udhëtojnë drejt Los Angelesit. Ai dhe Amali shkuan kohët e fundit vetëm për këshillime martesore. Ata nuk grinden aq shpesh”, tha burimi.

George ka raportuar tashmë që Brad Pitt të marrë përsipër rolin e dados ndërsa do t’i kërkojë ish-presidentit amerikan, Barack Obama, të bëhet kumbara i fëmijëve të tyre.

Ndryshe, deri më tani asnjë prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me lajmet rreth shtatzënisë së re të zeshkanes.