Larry King ndahet nga bashkëshortja e shtatë

Larry King ndahet nga bashkëshortja e shtatë

22 August 2019 09:48

Larry King ka bërë kërkesë për divorc nga gruaja e tij e shtatë, Shawn Southwick King, pas 22 vjet martese, konfirmoi avokati i tij për Yahoo Entertainment.

Prezantuesi legjendar e paraqiti kërkesën në gjykatën e L.A. County të martën. Kingsët i kanë dy djem: Chace, 20 vjeç dhe Cannon, 19 vjeç.

Larry, 85, dhe Shawn, 59, e kanë pasur një marrëdhënie turbulente vitet e fundit. Në vitin 2010, çifti bëri kërkesë për divorc pas raporteve të tradhtisë; Megjithatë, ata shpejt u pajtuan, duke i anuluar procedurat tre muaj më vonë. Pastaj në vitin 2016, u raportua se Shawn, një ish-prezantuese televizive, kishte aferë.

“Është e vërtetë, dhe Larry është tërësisht i turpëruar dhe i hidhëruar nga e gjithë kjo,” tha një burim i afërt me situatën për People. “Ai nuk di se çfarë të bëjë”.

Page Six pohoi se afera e saj njëvjeçare ishte me gruan Richard Greene. Larry dhe Shawn i hodhën poshtë spekulimet në atë kohë si “thashetheme”.

Kjo nuk ishte hera e parë që Shawn u akuzua për tradhti. Në vitin 2010, trajneri i bejsbollit Hector Penate pretendoi për Entertainment Tonight se ai e kishte një aferë me ish-këngëtaren e muzikës country në vitin 2007, gjë që ajo e mohoi.

Larry u akuzua gjithashtu se nuk ishte besnik në dy-dekadat e tyre sa ishin së bashku. Në vitin 2010 u raportua se martesa e Shawn dhe Larry u anulua sepse ajo besonte se prezantuesi e kishte tradhtuar atë me motrën e saj, Shannon. (Shannon e quajti pretendimin e Shawn “marrëzi”.)

Ish prezantuesi i Larry King Live ka qenë i martuar tetë herë me shtatë gra. (Në vitin 1968, Larry u rimartua me ish-gruan Alene Akins, pesë vjet pasi u divorcuan.) Pas një procesi gjyqësor nëntë mujor, Larry dhe Shawn u martuan në vitin 1997 në një dhomë spitalore pak para se ai t'i nënshtrohej një operacioni në zemër për ta zhbllokuar një arterie të bllokuar, transmeton “Koha Ditore”. Larry është përballur me sëmundje të zemrës për dekada, së fundmi duke e kaluar një procedurë për zemër në prill. Sipas TMZ, një incident familjar që rridhte nga ajo krizë shëndetësore thuhet se e nxiti divorcin.

TMZ citon burime që thonë se Shawn i paraqiti Larryt dokumente ligjore në spital “të cilat do t'ia jepnin asaj disa të drejta për pronën e tyre e që do të ndikonin negativisht në djemtë e çiftit”. Djemtë me sa duket menduan se ajo po përpiqej t'i “heqë nga trashëgimia e tyre”, duke i thënë babait të tyre se ata ishin të zemëruar nga sjellja e saj dhe e lutën atë që të dilte nga martesa.

Kjo nuk është hera e parë që djemtë pretendohet se i janë lutur babait të tyre për t'i dhënë fund lidhjes. Në vitin 2017, Page Six raportoi se familja e Larry ishte duke e inkurajuar atë ta anulonte martesën “e mjerueshme”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme