Një hajdut ishte futur në automjetin e yllit të bejsbollit, Alex Rodriguez, teksa i vodhi gjësende në vlerë prej gjysmë milioni dollarësh.
Siç raporton policia në San Francisko, ngjarja ndodhi në dhjetë të mëngjesit, derisa Rodriguez ndodhej në stadium duke ndjekur ndeshjen Giants-Phillies.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vjedhje përfshihen bizhuteri, një laptop, aparat fotografik e po ashtu edhe pajisje elektronike që arrijnë në shifrën e 500 mijë dollarësh apo (538 mijë euro), përcjell Koha.net.
“Më vjen keq që u morën disa sende personale dhe të pazëvendësueshme me vlerë sentimentale. Unë jam i inkurajuar që zbatimi i ligjit lokal ka pamjet e sigurisë së krimit dhe po bëjnë gjithçka mundet për t’i rikthyer ato”, ka thënë mes të tjerash i fejuari i Jennifer Lopez.
Ndërkohë, autoritetet policore kanë bërë të ditur se janë duke e trajtuar këtë rast me prioritet të lartë.