Eliza Dushku është bërë nënë për herë të parë, pasi që e lindi djalin Philip.
Aktorja 38-vjeçare e postoi një foto të bashkëshortit të saj Peter Palandjian duke e mbajtur foshnjen në një pozitë të frymëzuar nga The Lion King, duke shkruar pranë fotos në Instagram të postuar të enjten: "BEBJA JONË = #Bourne A mund ta ndiesh dashurinë, Philip 'Bourne"!?. Lutje të shumta (emotikoni i lutjes) për gjithë këtë dashuri".
Ish-ylli i “Buffy The Vampire Slayer” nuk dha detaje të mëtejshme për datën e lindjes së fëmijës ose peshën në lindje.
Philip është fëmija i parë për Elizën, por i pesti për Peter, drejtor ekzekutiv i Intercontinental Real Estate Corporation, i cili i ka katër fëmijë nga një martesë e mëparshme, shkruan KOHA Ditore.
Eliza tregoi për shtatzëninë në shkurt, duke e treguar barkun e saj të vogël në tapetin e kuq në një shfaqje për dokumentarin e saj të ri, Mapplethorpe, duke thënë për Us Weekly në atë kohë: "Jemi shumë të ngazëllyer. Sapo u martuam në gusht. Është një vit i veçantë për ne".
Ardhja e bebes Philip hap një kapitull të ri dhe të lumtur në jetën e Elizës.
Ajo e pati një fillim të rëndë në vitin 2018 para se të martohej me Peter, pasi zbuloi se ishte keqtrajtuar si fëmijë në setin e True Lies në një postim të sinqertë në Facebook. Ajo gjithashtu raportohet se e fitoi një dëmshpërblim prej 9.5 milionë dollarë nga drejtuesit e rrjetit CBS pasi i ngriti akuzat për ngacmime seksuale kundër kolegut të saj nga seriali “Bull”, Michael Weatherly.