Showbiz

Supermodelja Campbell thotë të mos jetë lejuar të hyjë në një hotel për shkak të ngjyrës

Descriptive Text

Naomi Campbell pretendon se i është ndaluar hyrja në një hotel për shkak të ngjyrës së trupit.

Supermodelja 49 vjeçare, nëna e së cilës vjen nga Xhamajka, tha se ishte ftuar në një ngjarje por i ishte ndaluar hyrja nga stafi racist i hotelit.

“Fjala ‘diversitet’ ekziston gjithandej sot, por nuk ekzistoi kur unë nisa të punoja. Gjithmonë kam dashur që njerëzit të trajtohen njëjtë. Kohë më parë isha në Jug të Francës, ku isha ftuar të merrja pjesë në një ngjarje në një hotel emrin e të cilin nuk do ta përmend. Nuk deshën të më lejonin të hyja, as mua as mikeshën time, për shkak të ngjyrës së lëkurës sime”, tha Campbell, raporton “The Sun”.

Duke folur për “Paris Match”, ajo shtoi: “Djali në hyrje më tha se vendi ishte i mbushur plot dhe po i lejonte të tjerët të hynin brenda”, transmeton Koha.net.

“Pikërisht për shkak të momenteve të këtilla revoltuese do të vazhdoj të flas publikisht dhe të më dëgjohet zëri”, deklaroi ajo.