Irina Shayk me të dashur të ri?

Irina Shayk me të dashur të ri?

20 July 2019 12:33

Modelistja Irina Shayk (33), një muaj pasi e ndërpreu lidhjen katërvjeçare me aktorin amerikan Bradley Cooper (44), është kapur nga paparacët në shoqërinë e një mashkulli me të cilin po përqafohej me pasion në New York.

U fillua të përflitej se bëhet fjalë për një të dashur të ri në jetën e saj, për çfarë mediat e huaja po shkruajnë shumë. Megjithatë, bukuroshja ruse pretendon se ajo po kalonte kohë me mikun e saj Alec Maxwell, drejtorin kreativ të Vogue britanik. Alec nuk është prononcuar për 'natyrën' e marrëdhënies së tyre.

Në një intervistë të kohëve të fundit për “Harper's Bazaar”, Irina foli për herë të parë për ndjenjat dhe ndarjen me Bradley, shkruan KOHA Ditore. Pavarësisht kësaj, siç thotë ajo, përvoje të hidhur, ajo ende beson në mundësinë që një ditë do të martohet dhe se asgjë nuk do ta zmbrapsë atë nga ajo dëshirë.

“Nëse më pyetni se a besoj ende në martesë, përgjigjja ime është se natyrisht që besoj. Unë nuk jam tipi i personit që është kundër këtij institucioni”, - shpjegoi Shayk. Modelistja me aktorin e ka vajzën Lea de Seine (2).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme