Mbërrin seria e re “Gossip Girl”

Mbërrin seria e re “Gossip Girl”

20 July 2019 07:50

“Gossip Girl”, seria që u bë një fenomen i kulturës së të rinjve me shfaqjen e trendeve të modës dhe kronologjinë e jetës romantike të adoleshentëve të elitës së New Yorkut, po kthehet në televizion, këtë herë me një seri të re për shërbimin e ardhshëm streaming HBO Max.

HBO Max, në pronësi të WarnerMedia, njoftoi të martën se e kishte kërkuar një seri të re 10- episodëshe, e cila do të vendoset tetë vjet pasi që seria “Gossip Girl” e përfundoi shfaqjen e saj origjinale në vitin 2012 dhe do ta ndjekë një gjeneratë të re fëmijësh të shkollave private, shkruan KOHA Ditore.

Nuk ka asnjë informatë për kastingun apo nëse do të kthehet ndonjë nga yjet origjinale, duke përfshirë Blake Lively, Penn Badgely, Chace Crawford dhe Leighton Meester.

Image

HBO Max thotë se seria e re do ta shqyrtojë se sa kanë ndryshuar media sociale dhe peizazhi i vetë New Yorkut në vitet e fundit.

Gossip Girl u shfaq për gjashtë sezone në rrjetin rinor CW duke u bërë një nga serialet më të popullarizuara në televizion, duke i fituar 18 çmime Teen Choice dhe duke inspiruar linja të modës, flokëve dhe të bukurisë.

Spinoffi vjen pas lajmeve të javës së kaluar se HBO Max do t’i ketë të drejtat ekskluzive për streaming të serialit televiziv të viteve 1990, “Friends” - aktualisht seriali i dytë më i shikuar në rivalin Netflix.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme