Meadow Walker, vajza e aktorit të vdekur tragjikisht Paul Walker, është kthyer në Instagram pas një muaji të heshtjes online.
Bukuroshja 20-vjeçare Meadow po e ndërton një karrierë të suksesshme të modelistes, gjë që edhe e ka treguar me disa foto profesionale që i ka bërë si modele.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Meadow i ka 1.5 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa vëmendjen mediatike e ka fituar kryesisht falë faktit se është e bija e yllit të ndjerë të franshizës së famshme "Fast and Furious", i cili e humbi jetën në një aksident të rëndë automobilistik në vitin 2013, shkruan KOHA Ditore.
Përndryshe, Meadow e ka themeluar një fondacion për nder të babait të saj, të cilin e ka emërtuar sipas tij, duke dëshiruar në këtë mënyrë ta ndajë një pjesë të babait të saj me botën. Misioni i fondacionit është "Bëj mirë" bazuar në gjërat që i pëlqenin Walkerit, që është oqeani, ndihma njerëzve dhe kafshëve dhe bamirësia spontane.