Aktori australian Hugh Jackman ka pauzuar shkurtimisht nga kamerat. Aktori i famshëm aktualisht është në turneun "The Man. The Music. The Show" në Shtetet e Bashkuara, ndërsa shumë adhurues i befasoi me një veprim të pazakonshëm.
Jackman u shërbeu kafe adhuruesve, ndërsa të gjithë ngjarjen e shënoi me fotografinë të cilën e postoi në profilin e tij në Twitter.
"Ju faleminderit që erdhët të na shikoni në Denver", shkroi Jackman në përshkrimin e fotografisë.
Adhurues të shumtë e vlerësuan këtë akt dhe e quajtën aktorin "njeri të popullit", shkruan KOHA Ditore.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ylli hollivudian i befason pozitivisht fansat e tij. Kohët e fundit, ai u takua me një të ri të cilin e ndihmoi t’i propozonte të dashurës së tij.