Showbiz

Rita Ora më 30 gusht mban koncert në Zarën e arbneshëve të Kroacisë

 

Tiranë, 16 korrik – Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të performojë në Zarë të Kroacisë, aty ku janë edhe ngulimet arbneshe të 500-vjetëve më parë.

Koncerti do të mbahet më 30 gusht 2019 në Qendrën Sportive “Visnjik” në Zarë, njoftojnë organizatorët e koncertit, të cilët pohojnë se shumica e biletave janë shitur, që kur koncerti u njoftua në datën 3 korrik.