Showbiz

Zack Snyder punon në një seri të animuar për “Netflix”

Zack Snyder dhe Jay Oliva do t’i bashkojnë forcat me “Netflixin” për ta krijuar një seri të re origjinale të animuar (anime) për shërbimin më të popullarizuar për streaming. Projekti, i vendosur në botën e mitologjisë nordike, vjen në vazhdën e përpjekjeve të “Netflixit” për ta përforcuar ofertën në fushën e serive anime.

Snyder dhe Oliva së bashku do ta shkruajnë një skenar dhe do ta bëjnë produksionin e serisë. Oliva gjithashtu do ta ketë rolin e showrunnerit dhe regjisorit.

Snyder dhe Oliva tashmë shumë herë kanë bashkëpunuar si producentë dhe atë në filmat Justice League, Batman v Superman, 300: Rise of an Empire dhe Man of Steel, shkruan KOHA Ditore.

Image

"Inovacioni i Zack Snyder në tregimin vizual e ka inkurajuar industrinë që ta bëjë një hap më shumë dhe e ka shndërruar atë në një nga regjisorët më të njohur të gjeneratës së tij. Jemi më shumë se të ngazëllyer që do të bashkëpunojmë me të dhe ekipin e tij të shkëlqyer për t’i sjellë në jetë personazhet e kultit dhe tregimet nga mitologjia nordike, në stilin e tij unik", tha John Derderian, udhëheqës i programit anime për “Netflix”.

Ende nuk dihet se kur planifikohet projekti.