Showbiz

Lashana Lynch është agjentja e re 007, Bondi gjendet në Xhamajkë

Që kur aktori Daniel Craig (51) konfirmoi se do ta luajë James Bondin, u debatua nëse agjenti i ardhshëm 007 duhet të jetë femër apo aktor i racës së zezë. Daily Mail ka mësuar se bëhet fjalë për të dyja.

Njërin nga rolet kryesore e fitoi Lashana Lynch (31 vjeç), e cila do të jetë agjentja 007 ndërsa James Bondi i pensionuar pushon në Xhamajka.

Image

“Bondi është ende Bond, por si 007 ai zëvendësohet nga një grua e mahnitshme. Bondi tërhiqet seksualisht nga agjentja e re 007 dhe përpiqet ta joshë atë, por ai është konfuz për shkak se në të nuk funksionojnë truqet e tij ndërkohë që ajo hamendet dhe nuk është e interesuar për të, shkruan KOHA Ditore. Të paktën jo në fillim”, – thotë burimi nga seti për mediat e huaja.

“Në skenën në fillim të filmit M thotë 'hyn 007' dhe pastaj hyn Lashana”, – i zbuloi burimi detajet.

Në filmin e ri “vajzat e Bondit” riemërtohen si “femrat e Bondit”, ndërkohë që shumë është folur nëse Bondi është relevant tani, veçanërisht për shkak të qasjes së tij ndaj femrave.

“Mendoj se këto janë gjepura. Ai është absolutisht relevant. Franshiza thjesht duhej "të rritej". Duhet të zhvillohet dhe është e rëndësishme që filmi t'i trajtojë femrat në një mënyrë të denjë. Por jo edhe ai. Ai duhet t’i qëndrojë besnik karakterit të tij", thotë burimi.