Të katër Beatlesat planifikohej fillimisht të shfaqeshin në “Yesterday”

Të katër Beatlesat planifikohej fillimisht të shfaqeshin në “Yesterday”

16 July 2019 09:56

Të gjithë Beatlesat pothuajse u shfaqën në filmin e ri të Danny Boyle për këtë bend, “Yesterday”.

Në film, Robert Carlyle e ka një rol të panjohur si John Lennon ndërsa tani skenaristi Richard Curtis ka zbuluar se ai e konsideroi idenë e shfaqjes së aktorëve si George Harrison dhe Ringo Starr dhe se në fakt i kishte kërkuar Paul McCartneyt të jetë pjesë e filmit, në lidhje me një këngëtar/kompozitor të panjohur i cili bëhet i vetmi person që i kujton Beatlesat pas një katastrofe misterioze globale, shkruan KOHA Ditore.

"Kur ai (karakteri i Jack) shkon fillimisht në Liverpool, e kisha shkruajtur një skenë të gjatë, ku ai thjesht shkon në një pab dhe has në George dhe Ringo", thotë Curtis për NME.com. "Ishte kjo, shpresoj, një skenë simpatike, dhe ata ishin vetëm dy meshkuj simpatikë dhe të moshuar që dikur kishin qenë në një bend së bashku".

Dhe ishte edhe një vend për McCartneyn në fund të filmit: "Ai (Jack) do të zhvendosej në Isle of Wight, në një vilë, dhe do ta dëgjonit jashtë dritares së tij dikë duke thënë: 'Vera, Chuck, Dave!'" shton Curtis, duke i emërtuar fëmijët në këngën e Macca-s ‘When I’m 64’. Do të ishin tre qenë dhe Paul do t’i shëtiste ata".

Por në fund Curtis vazhdoi me skenën prekëse midis Jack dhe Lennon, i cili u riimagjinua si një artist i cili kurrë nuk e kishte shijuar famën muzikore.

"Ishte kjo skena që kishte më shumë kuptim, dhe ishte në disa mënyra skena kryesore e filmit", shton ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme