Showbiz

Zelensky, në det pa jahte luksoze

Presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deri më tani, ka dëshmuar se është person modest si gjithë të tjerët në shtetin e vet, por ka befasuar kur vendosi të shkonte në pushim në det.

Pa jahte dhe gjëra të tjera luksoze, Zelensky është larë me shumë të tjerë që kishin vendosur të qëndronin për pushime në ujërat e Detit të Zi.

Me një palë rroba banje të kuqe, presidenti dëgjohet duke pyetur për temperaturën dhe u jepte përparësi disa grave që hynin në ujë, transmeton KTV.

Ai qëndroi në plazh në Odessa së bashku me disa shokë të ngushtë.

“Presidenti i pari, ky është rregulli”, i tha njëri prej shokëve para se Zelensky të zhytej me qetësi.