Showbiz

Ledri Vula poston në Instagram foto me Rita Orën

Rep artisti i njohur kosovar, Ledri Vula, ka postuar në profilin e tij në Instagram një fotografi me divën botërore të muzikës pop, Rita Ora.

Nuk ka dhënë më shumë detaje se përse janë bashkë në këtë foto, por vetëm e ka shoqëruar me një zemër këtë postim.

Një numër i madh i këngëtarësh shqiptarë këto ditë po qëndrojnë në Zvicvër, për festivalin Alba, që është një ngjarje e madhe e botës së showbizit shqiptar në Evropë. Festivali është mbajtur më 29 dhe 30 qershor.

Kujtojmë se Ledri Vula ishte i përzgjedhuri i Rita Orës për të kënduar në Prishtinë, në koncertin që këngëtarja me prejardhje shqiptare e kishte mbajtur falas për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

View this post on Instagram

❤️

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on