Bebe Rexha e ka falënderuar Katy Perryn për ndihmën gjatë ballafaqimit të saj me trollët online.
Këngëtarja e hitit “Meant To Be” e pranon se i ka lejuar trollët e internetit ta provokonin dhe se është ndier e "depresionuar" pas leximit të komenteve të liga rreth saj, kështu që ajo i ishte drejtuar koleges së saj të turneut Katy për ndihmë dhe këshilla.
"Kam pasur ditë kur e kam lexuar ndonjë koment të ligë dhe ai do të ma prishte gjithë ditën", tha Bebe për gazetën “The Sun”. "Kam pasur ditë kur kam qenë me të vërtetë e depresionuar dhe e stresuar dhe e pikëlluar, sepse me të vërtetë e gjitha ndikon. Isha në turne me Katy, ishim në Brazil dhe e lexova një tweet të ligë atë ditë dhe me të vërtetë u pikëllova, shkruan KOHA Ditore.
"Ajo më tha, ‘Mos i lexo ato tweete, sepse vetëm se do ta prishin disponimin. Mund t’i lexosh 1000 tweete të mira dhe e lexon një të keqe dhe ai ta prishë tërë ditën’".
Bebe e dëgjoi këshillën e shoqes së saj dhe tani i injoron komentet e liga në rrjetet sociale.