Selena Gomez e ka larguar postimin e fundit të mbetur që ka të bëjë me ish-të dashurin Justin Bieber nga llogaria e saj në Instagram.
Gjatë fundjavës së kaluar këngëtarja dhe aktorja e fshiu nga Instagrami foton simpatike, e cila ishte postuar në mars të vitit 2018.
Fotoja ishte postuar për nder të ditëlindjes së 24-të të Bieber, dhe e paraqiste një dedikim prekës për yllin e hitit “Baby”.
"Më 1 mars 1994 ka lindur dikush që e njoh e që është super-cool. Boom", e përshkroi ajo foton e vetes me një foto Polaroid të tij të balancuar mbi hundë, shkruan KOHA Ditore.
Gomez fillimisht ishte në lidhje me superyllin e popit nga viti 2010 deri në 2014, dhe e pati një ribashkim disamujor nga vjeshta, 2017 deri në fillim të marsit, 2018, ndërsa Bieber më pas u martua me modelen Hailey Baldwin shtatorin e kaluar (18).