Se aktoren e famshme Felicity Huffman po e kërcënon burgu prej katër deri në dhjetë muajsh për rolin e saj në skandalin për dhënien e mitos në kolegjin prestigjioz, u shkrua qysh në prill. Aktorja atëherë e pranoi fajin, ndërsa së shpejti do të duhet edhe t’i bartë pasojat.
Hoffman vendosi të bëjë marrëveshje me Prokurorinë, e cila ia caktoi katër muaj burgim, me një gjobë të vogël parash dhe një vit lirim me kusht.
"Më vjen turp për atë që e bëra, kjo ishte e gabuar. Fakti që desha ta ndihmoja vajzën nuk është justifikim për shkeljen e ligjit apo pandershmërinë", tha Felicity.
Sipas njoftimeve të mediave amerikane, Hoffman qelinë e burgut do ta ndajë me dy ose tre femra të tjera, ndërsa obligimet e saj të përditshme do ta përfshijnë edhe pastrimin e tualeteve, shkruan KOHA Ditore.
Edhe një tjetër aktore e cila ishte në qendër të skandalit për dhënien e mitos ishte Lorri Loughlin, yll i serisë "Fuller House", por ajo nuk e pranoi fajin.