Stallone ende i mban dy breshkat nga filmi “Rocky”, tani janë 44 vjeçe

Stallone ende i mban dy breshkat nga filmi “Rocky”, tani janë 44 vjeçe

24 May 2019 16:12

Filmi i njohur “Rocky” ishte një nga filmat më të mëdhenj të aktorit të famshëm, Sylvester Stallone.

Në këtë film ai ka pasur dy breshka të cilat i ka mbajtur gjerë më tani dhe ato janë 44 vjet të vjetra.

Legjenda e Hollywoodit befasoi fansat kur postoi në Instagram Cuffin dhe Linkun duke notuar në akuarium.

“Creed II, me miqtë e mi të vërtetë nga Rocky... Cuff dhe Link, tani janë rreth 44-vjeç”, shkroi ai.

Stallone luajti rolin e boksierit Rocky Balboa në vitin 1976.

Breshkat madje u kthyen në ekran kur u shfaqën në filmin “Creed II” në 2018./oranews

Komentet

Shto koment

Të ngjashme