Islandezët mund të gjobiten për shkak të valëvitjes së flamurit palestinez në “Eurosong”

Islandezët mund të gjobiten për shkak të valëvitjes së flamurit palestinez në “Eurosong”

20 May 2019 16:17

Bendi islandez “Hatari” do të mund të përballet me një gjobë pas ngritjes së shalleve dhe flamujve të Palestinës, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes finale të “Eurosongut” nga Tel-Avivi, thanë organizatorët.

“Hatari”, punk treshja e cila është karakteristike për estetikën e vet sado-mazohiste, ishte kritike ndaj Izraelit edhe para finales së madhe të shtunën. Anëtarët e bendit fillimisht e sfiduan kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në një "dyluftim miqësor të mundjes tradicionale islandeze."

Në finalen e “Eurosongut”, anëtarët e bendit i ngritën shallet dhe flamujt e Palestinës derisa udhëheqësit tregonin se sa pikë kishte marrë Islanda nga publiku. Në një deklaratë të lëshuar pas finales, organizatorët e Eurosongut njoftuan se për pasojat e mundshme për bendin Hatari do të diskutojë komiteti i kësaj gare, shkruan KOHA Ditore.

"Në transmetimin e drejtpërdrejtë të finales së ‘Eurosongut’, Hatari, përfaqësuesit islandezë, i ngritën shkurtimisht parullat e vogla palestineze kur po qëndronin në Green Room. Eurosongu është një ngjarje jo-politike dhe ky akt është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me rregullat e garimit. Flamujt janë larguar me shpejtësi, ndërsa pasojat e këtij veprimi do t’i diskutojë Grupi Referent i Eurosongut", thuhet në deklaratë.

T’ju rikujtojmë se në muajt para mbajtjes së “Eurosongut” aktivistë të caktuar propalestinezë bënë thirrje për bojkot të “Eurosongut”, për shkak të, siç thonë ata, uzurpimit të vazhdueshëm të territoreve palestineze nga Izraeli.

Gjithashtu, gjatë performancës së Madonnës së popullarizuar mund të shiheshin flamujt e Palestinës dhe Izraelit, për çfarë organizatorët thanë se nuk ishin miratuar më parë, raporton Daily Mail.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme